Policia e Vlorës ka dhënë disa detaje në lidhje me vdekjen e turistes ruse në Ksamil.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orë 13:00, kur edhe ka marrë njoftimin se në Ksamil është mbytur një shtetase.
Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se te vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase ruse, rreth moshës 16 – 17-vjeçare.
Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë).
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












