Anëtarët e PD do të shkojnë nesër në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre mes dy kandidaturave, Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.
Në foto është fleta e votimit ku demokratët do të përzgjedhin një prej kandidatëve, duke votuar përbri tyre me shenjën x ose plus.
Sipas komisionit të votimit në lista janë mbi 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtën e votës, por pritet që pjesëmarrja në votim te jetë shumë nën këtë numër për shkak se të paktën 20 për qind e listës përbëhet nga emigrantë.
Zgjedhjet mbahen në 68 degë të cilat do të menaxhohen nga më shumë se 75 komisione të votimit. Numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në Tiranë.












