OSHEE njoftoi sot se në 24 orët e fundit ka denoncuar në Policinë e Vlorës, 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë që u ishte ndërprerë energjia dhe që ende pa paguar, e kishin rilidhur vetë energjinë.
Por OSHEE deklaroi se “rilidhja e energjisë mbasi është ndërprerë prej saj përbën vepër penale dhe ndëshkohet me ligj”.












