• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kur duhet ta bëni djalin “synet”, dhe sëmundjet që shmang

droni by droni
20 July, 2017
in Kronika, Telegram
0
Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat, shkak luhatja e temperaturave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cirkumcizioni (syneti) është procedura kirurgjike për heqjen e lafshës së penisit. Sot, dëshmitë shkencore përfundimisht na tregojnë përparësitë e synetisë së fëmijëve.
Rreth një i pesti mashkull në botë është i bërë synet, më së shpeshti për arsye fetare (procedura bëhet pak kohë pas lindjes, ose deri ne pubertet), ndërsa më pak bëhet për arsye mjekësore kryesisht tek të rriturit .
Arsyet për realizimin e rrethprerjes ndahen në tre grupe:
• dedikimi religjioz
• për arsye mjekësore të menjëhershme
• për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen

Shkaqet mjekësore
Lafsha e ngjitur e cila nuk tërhiqet dot
Pamundësia e tërheqjes së lafshës tek fëmijët e porsalindur është fiziologjike (normale) për shkak të ngjitjeve të saj me kokën e penisit (glansin), të cilat ngjitje e mbrojnë shtresën sipërfaqësore (epitelin) e kokës së penisit nga dëmtimet korozive të urinës.
Rreth 50% e djemve 1 vjeç e kanë lafshën e ngjitur me kokën e penisit, rreth 30% të djemve 2 vjeç, rreth 10% e djemve 4 vjeç dhe rreth 5% e djemve 10 vjeç.

Fimoza
Është ngushtimi unazor i lafshës së penisit në hapjen e saj. Kjo vjen si pasojë e infeksioneve të shpeshta të unazës së lafshës për shkak të pranisë së ngjitjeve të lafshës me kokën e penisit dhe për shkak të higjienës jo të mirë. Fimoza e vërtetë paraqitet me një unazë të bardhë, cikatriksiale (të fortë), të ngushtë dhe është e pazakontë para moshës 5 vjeçare, si dhe zakonisht paraqitet para pubertetit.

Fimoza është shkak i vërtetë dhe më i shpeshtë i cirkumcizionit me indikacion mjekësor. Simptomat të cilat paraqiten në këto raste janë, irritimi ose gjakderdhja në buzët e lafshës, therja ose dhimbja gjatë aktit të urinimit (dizuria) ose pamundësia për të urinuar.
Ndryshimet që ndodhin në lafshë janë të njohura me emrin balaniti kserotik obliterant (BXO), që mund të jenë kanceroz nëse nuk trajtohet. Fimoza mund të parandalohet me programin ditor të trajtimit higjienik në kuptimin e tërheqjes së lafshës dhe banjave me çaj kamomili.

Parafimoza
Është një gjendje urgjente ku lëkura e lafshës kthehet rreth kokës së penisit dhe e shtrëngon atë. Prindi duhet urgjent ta dërgoj fëmijën tek kirurgu i fëmijëve, i cili duhet ta repozicionojë urgjent lafshën me gishta, ose duke e bërë një prerje në pjesën shpinore të lafshës ose duke realizuar cirkumcizionin urgjent.

Ballanopostiti akut
Kjo gjendje ka të bëjë me skuqjen dhe ënjtjen e lafshës dhe të kokës së penisit dhe me lirimin e një sasie të qelbit nga hapësira midis lafshës dhe kokës së penisit.
Kjo është gjendje urgjente që kërkon pastrimin e qelbit nga ana e kirurgut të fëmijëve dhe pastaj trajtimi në të shumtën e rasteve vazhdohet në shtëpinë e pacientit nga ana e prindit me lecka lokale te njomura me çaj kamomili, si dhe me barna të lehta kundër dhimbjes (siç është paracetamoli, i cili mund të blihet në farmaci edhe pa reçetë). Më pastaj vlerësohet shkaku i cili ka sjellë deri në këtë gjendje.

Për të parandaluar sëmundjet në të ardhmen
Cirkumcizioni rutinor ka shumë të mira në bazë të studimeve të ndryshme në drejtim të parandalimit të sëmundjeve, siç janë:
– infeksionet urinare, ku djemtë e pa bërë synet sëmuren 10 herë më shpesh,
– sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), si kankroidi, sifilizi, gonorrea, kandidiaza apo herpesi gjenital,
– HIV/AIDS, është parë një rrezik dukshëm më i zvogëluar tek meshkujt e bërë synet,
– kanceri i qafës së mitrës, ka një numër të zvogëluar tek gratë, burrat e të cilave janë të bërë synet, sepse kanë një rrezik të ulur të infeksionit shkaktar për këtë kancer (nga papiloma virusi human),
– kanceri invaziv i penisit, ka një numër dukshëm më të vogël tek meshkujt e bërë synet.

Cilët fëmijë nuk mund të bëhen synet?
Ata që kanë probleme të lindura të organit gjinor mashkullor (hipospadia dhe epispadia- anomali të zhvillimit të kanalit të urinimit e që kërkojnë intervenim kirurgjik shumë delikat, prandaj patjetër duhet konsultuar kirurgun e fëmijëve).
Gjithashtu ata që kanë probleme me mpiksjen e gjakut, me alergjinë në barna dhe në lëndët anestetike për përdorim lokal, ata që kanë probleme të rënda me frymëmarrjen, me zemrën, etj. Në këto raste të bëhet patjetër kontrolli tek mjeku përkatës, për të aranzhuar procedurën kirurgjike në kushte spitali, me analizat e nevojshme përcjellëse.

A duhet shmangur cirkumcizionin?
Pra, në bazë të asaj që u tha më lartë, megjithë kundërthëniet të cilat kanë ekzistuar me shekuj, cirkumcizioni duhet bërë pa hezitim, nëse ekziston arsyeja religjioze, apo ajo mjekësore.
Cirkumcizioni rutinor duhet bërë në moshën neonatore apo në moshë më të rritur?

Ekzistojnë mendime kundërthënëse edhe në lidhje me moshën e fëmijës. Në bazë të studimeve të shumta, opinioni i përgjithshëm është që, nëse është e mundur cirkumcizioni të shtyhet deri në moshën kur fëmija fillon kontrollimin e aktit të urinimit. Pra, kur i hiqen pampersat, sepse prania e vazhdueshme e urinës irriton vrimën e jashtme të uretrës (kanalit të urinimit) gjë që çon në ngushtimin e kësaj vrime, e që është komplikim që kërkon ndërhyrje kirurgjike.
Fëmijën duhet ta përgatisim psikologjikisht duke i shpjeguar qartë se syneti është procedurë relativisht e thjeshtë, rutinore dhe që ai nuk do të ndjejë dhimbje (shumë e rëndësishme). Duhet që syneti të bëhet me dëshirën e fëmijës e jo me forcë. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo është tepër agresiv mund të përdoren qetësues, por kjo nuk ndodh shpesh.
Komunikimi me prindin duhet të jetë më konstruktiv (ai është bartësi ligjor i përgjegjësive, si kujdestar i fëmijës të tij). Gjithashtu prindi duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në procedurën e cirkumcizionit, e sidomos pas kryerjes së procedurës, kur ai duhet me përpikëri t’i zbatojë këshillat e dhëna nga kirurgu i fëmijëve.

Procedura kirurgjike
Trajtimi kirurgjik bëhet me “dorë të lirë”. Është një nga mënyrat më të sigurta për realizimin e kësaj procedure kirurgjike. Ekzistojnë dhe metoda tjera si: unaza Mogen, Gamco apo Plastibell. Asnjëherë nuk duhet realizuar prerjen e lafshës me djegie elektronike (termokauter).

Komplikimet pas cirkumcizionit
Komplikimet pas cirkumcizionit janë të një shkalle të ulët, janë të lehta, por mund të jenë dhe serioze. Komplikimet e lehta janë gjakderdhja dhe infeksioni, ndërsa komplikimet e rënda (më të rralla) janë fasciti nekrotik, sepsis (gjendje e rëndë e infeksionit të gjeneralizuar të organizmit), meningjiti, etj.
Komplikimet e rënda ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar (xharrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar rregullat e sterilizimit, apo kur janë përdorur materiale me afat të skaduar. Prandaj, gjithmonë kur fëmija juaj ka nevojë për kryerjen e procedurës së synetisë, qoftë për shkaqe religjioze, apo mjekësore, duhet të konsultoheni me kirurgun pediatrik. /Telegrafi/

Tags: arsyetkohasynet
Previous Post

INSTAT nxjerr raportin: Rritet numri i aksidenteve rrugore, ja sa është përfshirja e të rinjve

Next Post

Lushnjë, i riu var veten në kopshtin e shtëpisë

droni

droni

Next Post
Vetëvaret me çarçaf në spitalin e burgut Ajet Sulkaj

Lushnjë, i riu var veten në kopshtin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.