Është arrestuar autori i plagosjes në rrugën “Mihal Grameno”.
Gjatë një konflikti të çastit shtetasi Ervis Mateli ka goditur me thikë shtetasin I. K., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimeve kundër jetës u ngrit puna për kapjen dhe arrestimin e autorit, të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e shtetasit:
– Ervis Mateli, 33 vjeç.
Materialet u referuan në ngarkim të tij pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279/1 i Kodit Penal.












