Një grua është hedhur nga një pallat sonte në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen.
Burime të Policsë Vendore, bëjnë të ditur se, në numrin e emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se viktima vuante nga depresioni.
Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












