Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka përfunduar sërish në Prokurori.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit e ka kallëzuar penalisht
Sipas IKMT kryebashkiaku i Kamzës është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje për të cilët kishte vendim prishjeje.
“Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IKMT-në e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut të bashkisë”, – thuhet në njoftimin zyrtar.












