Sherr që në mëngjes mes një të moshuari dhe dy të rinjve në rrugët e Fushë-Krujës.
Në videon e postuar nga JOQ duket se i moshuari mban në dorë një thikë dhe dy të rinjtë nga momenti në moment shihen të tensionuar.
Në videon mund të shihet momenti kur të rinjtë i vërsulen të moshuarit. Sipas raportuesit thuhet se personat kanë qenë duke shitur ballë për ballë dhe konkurrenca ndoshta ka bërë që ata të përleshen mes tyre.












