Pas shumë negociatash, FSHF ka arritur marrëveshjen me Cristian Panuccin i cili do marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Tekniku italian ditën e mërkurë do të mbërrijë në Shqipëri për të nënshkruar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas syri.net.
Cristian Panuccin ka qenë ndihmës i Capelos tek Kombëtarja e Rusisë, ndërsa më pas drejtoi skuadrat e Livornos dhe Ternanës.












