Një burrë i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia thanë se sot rreth orës 17:10, jemi njoftuar për një person të vetëvarur në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi”, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvarur me litarë 53-vjeçari me inicialet N. H.
Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.











