Tre automjete janë përplasur në qytetin e Korçës pasditen e sotme, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së Korçës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Gjatë pasdites së sotme në rrugët e vendit tonë janë regjistruar të paktën edhe 4 aksidente të rënda me pasoja.











