Një gomone me drogë është bllokuar në deltën e lumit Drin.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 20:00, është vënë re një gomone e ngarkuar, nga ana veriore në breg të detit.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga deti dhe nga toka Specialistët e Shërbimeve, të cilët kanë konstatuar një mjet lundrues tip gomone. Gomonia është transportuar për në Shëngjin ku gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i dyshimtë.
Mjetit lundrues është sekuestruar dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për vlerësim si ngjarje pa autor.











