Një 34-vjeçar nga Tropoja ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë në krahë një shtetas palestinez. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë në ambientet e një lokali. A. Q, ka plagosur me thikë S. Y., 38 vjeç banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.












