• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pyje e ullishte vazhdojnë të digjen, 13 vatra zjarri në gjithë vendin

droni by droni
16 July, 2017
in Kronika
0
Sarandë, zjarr në ullishte humb jetën një person
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta në vend kanë sjellë zjarre të shumta gjatë këtyre ditëve. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në zonën veriore dhe me erë intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta.

QARKU BERAT
Zjarri i rënë dy ditë më parë, në malin “Partizani”, në pjesën jugore të kurorës së qytetit të Beratit, është fikur. Zjarrfikëset si dhe rreth 150 forca të bashkisë  kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 25 ha me shkurre dhe pisha.
Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.
Në fshatin Veterik, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake të cilët kanë bërë edhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa.
30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.
Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.
Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU LEZHË
Në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre.
Zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU FIER
Në Levan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset kanë shuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me shkurre dhe 138 rrënjë ullinj.

QARKU DURRËS
Në fshatin Nikël, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.2 ha me shkurre.

QARKU TIRANË
Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim zjarri në pyll me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR
Në fshatin Blliçe, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me pemë frutore.

Previous Post

DETAJE/ Kavajë, aksioni kundër hajdutëve zbuloi trafikun e drogës nga djali i shefit të Policisë

Next Post

VIDEO/ Itali, gruaja ngec te dyert, treni e tërheq zvarrë

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Itali, gruaja ngec te dyert, treni e tërheq zvarrë

VIDEO/ Itali, gruaja ngec te dyert, treni e tërheq zvarrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.