• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ENVER BYTYÇI/ E djathta shqiptare, Lulzim Basha dhe kundërshtarët e tij në PD

droni by droni
16 July, 2017
in Opinion, Politika
0
DOSJA E ZGJEDHJEVE/ Rastet e kërcënimit të kandidatëve dhe zgjedhësve të opozitës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Enver Bytyçi

Prej disa javësh në kampin e demokratëve po zhvillohet një betejë. Duke e vështruar nga larg ajo duket si një betejë për kreun e Partisë Demokratike. Në substancë mbetet një luftë gladiatorësh se kush prej njërës palë ta fusë ose rifusë në dorë partinë më të madhe opozitare të sotme, e quajtur ndryshe si partia që themeloi pluralizmin politik në Shqipëri, që e çoi vendin në Këshillin e Europës, mbylli Marrëveshjen e Asoocim Stabilizimit me BE-në, çoi në liberalizimin e vizave dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Aleancën më të madhe të globit, NATO.
Do të mjaftonin këto arritje që Partia Demokratike të bashkohej në qëllimet e përpjekjet e saj për të qenë edhe në të ardhmen jo vetëm pretenduese e pushtetit, por një subjekt politik i dëshmuar për një qeverisje të suksesshme, pavarësisht gabimeve të saj. Po të analizojmë rezultatin e votimit të vitit 2013 e deri te ai i 25 qershorit të këtij viti, duket qartë se kemi të bëjmë me një asimetri midis vizionit dhe përkushtimit të Partisë Demokratike për zhvillimin e Shqipërisë dhe numrave të saj në parlamentin shqiptar. Kjo diferencë kërkon një analizë të plotë, të veçantë, serioze, pa inate, pa hakmarrje, pa përjashtimin e palëve që sot janë në konflikt me njëra-tjetrën.
Jam nga ata që e ndjek çdo ditë debatin në mesin e demokratëve. Përpiqem te secili që shfaqet në ekran të gjej pikën e fortë e të dobët të tij në fushatën që zhvillohet. E ndërkohë më është dashur të rikthehem në retrospektivën e zhvillimeve në Shqipëri e në PD gjatë këtyre 27 viteve, me qëllim që të shkoj deri te një analizë dhe përfundim logjik. Me të dy palët kam ndarë jetën time të një çerek shekulli, jo si politikan, por si studiues i politikës. Me disa kemi qenë kolegë në media, me disa të tjerë në fushatat elektorale, diku jemi takuar në përpjekjet për të dhënë ekspertizën tonë për çështjet e zhvillimit të vendit. Pra, nga kjo pikëpamje e kam shumë të vështirë të mbaj një qëndrim ndaj palëve, aq më pak të qëndroj mbi palët.
Por kjo nuk më pengon të jap disa mendime, të cilat në ndërgjegjen time i shoh si të sinqerta.
Së pari: Asnjëra palë, as zoti Basha, as zoti Selami, as grupi që i kundërvihet procesit, nuk shoh që të elaborojnë pikëpamjen dhe domosdoshmërinë e pozicionimit të qartë të Partisë Demokratike si parti konservatore e së djathtës. Ideja se me këtë pozicionim zvogëlohet elektorati është ideja më rrënuese e PD-së dhe drejtuesve të saj. Madje këtë ide dhe mentalitet do ta quaja një klishe të së majtës, e cila ka mundur t’i bindë demokratët se “Shqipëria është e majtë”?!!! Një absurditet ky që ka zvogëluar dhe dobësuar përpjekjet e PD-së për suksesin e saj politik dhe elektoral.
Me logon “Shqipëria është e majtë”, PS dhe partitë e saj simotra në këtë vend kanë krijuar mitin e “pathyeshmërisë’, veçmas nëse e majta është e bashkuar. Prej këtij momenti fillon dështimi i Partisë Demokratike. Madje ky dështim merr shpesh herë format e pragmatizmit politik të flirtimit, kontrabandimit, blerjes e shitjes së deputetëve me mazhorancën e majtë, pa folur për votat e votuesit. Sot Majlinda Bregu paska drekuar me Vlahutinin. Nuk do shihja asgjë të keqe, nëse do ta kisha parë zonjën Bregu të shqetësuar e të përkushtuar për fatin e Partisë Demokratike, sa për fatin e qeverisë së zotit Rama.
Ndërkaq shumë e ndoshta shumica e atyre që janë në krah të Bashës, Selamit apo Astrit Patozit i shoh aty jo si idealistë, por si njerëz pragmatistë që udhëtojnë nga një parti te tjetra, nga një fraksion te tjetri për interesa personale, për përfitime politike dhe materiale e financiare. Ata që e kanë shitur PD-në disa herë në këtë një çerek shekulli janë bashkuar rreth Astrit Patozit dhe akuzojnë Lulzim Bashën se paska shitur PD-në te Edi Rama. Ndërsa disa të tjerë, që Lulzim Basha i mban afër, si ish drejtorin e policisë bashkiake, përsëri qëndrojnë pranë tij për të përfituar materialisht dhe jo për idealizmin e tyre konservator. Ky konglomerat pragmatistësh e materialistësh militantë nuk i lejon grupet që të dalin me programe politike të djathta dhe konservatore para anëtarësisë së kësaj partie.
Pikëpamja se “Çfarëdo të bëjmë ne, fitorja do jetë e së majtës”, është një pikëpamje disfatiste dhe kjo buron nga fakti se as Lulzim Basha, as Eduard Selami dhe as Astrit Patozi nuk kanë shfaqur deri tani një projekt ambicioz konservator për zhvillimin e Shqipërisë. Nëse do të ndërtohej një platformë konservatore në modelin euro-atlantik dhe sipas eksperiencës së të djathtës shqiptare nga viti 1920 e këtej, atëherë do të kishim një Parti Demokratike më solide, më të orientuar, më të bashkuar, me më pak fraksione dhe me më shumë konsensus brenda saj.
Së dyti, ashtu si në ballafaqimin politik pozitë-opozitë edhe në këtë betejë brenda PD-së duket se politika te ne di të bëjë mirë vetëm një gjë: – Të denoncojë gabimet e palës tjetër dhe të mos marrë përgjegjësi për veten e saj. Debati politik është ndërtuar i tillë: – O burra të sulmojmë Lulzim Bashën dhe ta denigrojmë atë. Lulzim Basha ka faje dhe përgjegjësi të padiskutueshme. Ai nxiti dhe i çoi deri diku disa iniciativa politike të rëndësishme në pikëpamjen e zhvillimeve politike në Shqipëri, siç ishte dekriminalizimi, pengimi i kryeministrit për të kapur drejtësinë, lufta kundër krimit, drogës e trafiqeve dhe u përpoq të sensibilizojë opinionin e brendshëm e të jashtëm për deformimin e votës së shqiptarëve. Por në katër vite nuk u kujdes për të riorganizuar Partinë Demokratike, që ajo të funksionojë si një e tërë nga kryesia e deri te seksioni. Madje katër vjet i la disa degë në ditë të hallit.
Si kryetar i PD-së ai solli një program politik konkret, por pa një frymë, dhe shumë vonë. Lulzim Basha ra në kurthin e Edi Ramës, së paku kaq di unë, jo kur nënshkroi marrëveshjen me të, por kur i lejoi vetes të bëhej bashkëfajtor për vjedhjen dhe deformimin e votës, edhe pse e dinte se nuk kishte ansjë fuqi praktike ta ndalonte këtë. Se një ministër i brendshëm, pa mandat për të urdhëruar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pa nisur punën do të dështonte. Shih si tallet një sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit me ministren teknike që Basha dërgoi aty. Basha është në krye të PD-së për të bërë llogari të sakta dhe për të marrë vendime të drejta në favor të partisë që drejton. Edhe mënjanimi i forumeve të partisë ishte gafë e tij. Aq sa mundej ai kishte mundësi të bashkëvepronte.
Por a mund të kthehet beteja për kreun e PD-së në një betejë sulmesh për gabimet që bëri Basha, duke mohuar disa fakte pozitive të punës së tij?! Eshtë një nga absurdet e markës shqiptare. Aq më tepër këtë e bëjnë ata që janë më shumë përgjegjës për dështimet sesa për sukseset, pasi për t’i ngrënë kokën kryetarit, i vunë gurë nën rrota. Prandaj kjo betejë është e pandershme, e pa kalkuluar qartë. Dhe kjo rrjedh nga fakti se asnjëra palë nuk frymëzohet nga filozofia e të djathtës, nga doktrina politike konservatore e evolucionit. Ndërsa hiqemi të djathtë dhe konservatorë, bëjmë të fortin dhe udhëhiqemi nga doktrinat e majta revolucionare, se kjo mënyrë të menduari dhe të vepruari duket si më e dobishme për eliminimin e kundërshtarit.
Një parti, cilado qoftë ajo, që pranon luftën përjashtuese të rivalëve brenda saj, ajo ka probleme me programin, me doktrinën, me orientimin, pozicionimin e saj. PD është një përzierje e të gjitha rrymave dhe pikëpamjeve për politikën, por ende nuk është e nuk e di deri kur nuk do të bëhet përfaqësuese e denjë e konservatorizmit në Shqipëri, për të synuar që e gjithë popullsia e këtij vendi të ngrihet në shtresën e mesme e në statusin e të pasurve, si bartëse e kësaj filozofie.

Previous Post

DINAMIKA/ Ja si u aksidentua Arben Ahmetaj, nga përplasja edhe dy të plagosur të tjerë

Next Post

FOTO GALERI/ Maqedoni, pamjet e aksidentit, “Range Roveri” i Arben Ahmetajt përmbyset

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/ Maqedoni, pamjet e aksidentit, “Range Roveri” i Arben Ahmetajt përmbyset

FOTO GALERI/ Maqedoni, pamjet e aksidentit, “Range Roveri” i Arben Ahmetajt përmbyset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.