Një aksident tjetër është regjistruar pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.
Siç bën të ditur policia lokale, aksidenti me pasojë vdekjen e një 87-vjeçari ka ndodhur mes fshatrave Derviçan dhe Goranxi.
I moshuari i identifikuar si Andon Qurku ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Shoferi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po e kërkon.











