Prej 3 muajsh një 14-vjeçare rezulton e zhdukur nga familja, ndërsa ka qenë e ëma ajo që dje i është drejtuar komisariatit të Durrësit për të kërkuar ndihmë në gjetjen e vajzës.
Nëna me iniciale Sh. O., 52 vjeçe, i është drejtuar dje uniformave blu për të bërë kallëzim për largimin e së bijës, B. O.
Ndërkohë që po punohet për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












