Një aksident hekurudhor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku treni ka aksidentuar një kalimtar.
Nuk dihet ende identiteti i personit që është marrë para nga treni, por mësohet se është rreth të 60-ave. Ai është dërguar në spital me urgjencë në gjendje të rëndë.
Për shkak se treni po i afrohej stacionit, ka qenë me shpejtësi jo maksimale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet duke mbledhur edhe dëshmitë e kalimtarëve.











