Policia ka arrestuar një të dyshuar për vënien e zjarrit në mënyrë të qëllimshme në Selenicë.
Në pranga është vënë Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Bashkia Selenicë.
Në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua”, është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë.
Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.












