Personi që plagosi tre persona sot në Shkodër u arrestua pak minuta më parë (18.00) në Mal të Zi. Aurel Ahi, 25 vjec qëlloi sot mbi një person në një rrugë kryesore të Shkodrës mbi një person duke e lënë të plagosur rëndë atë si dhe një vajzë që ishte e shoqëruar më shënjestrën e atentatit. Ndërkohë edhe një kalimtar mbeti i plagosur.

Sot mbetën të plagosur në Shkodër Doni Lisi, Elona Qyrku dhe Enrik Prenushi. Doni Lisi është në gjendje të rëndë në spital ndërsa edhe dy personat e tjerë vijojnë të marrin ndihmën mjekësore.












