Benjamin Ferati është djali nga Tetova që u flijua sot në Zvërnec të Vlorës gjatë një akti të guximshëm për tu ardhur në ndihmë dy vajzave që po mb yteshin. 24-vjeçari nga Tetova u mbyt pasditen e sotme pasi u fut në det kur dëgjoi thirrjen një prej vajzave për ndihmë.
Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar i shoqëruar por ndërkohë momenti tragjik për vajzat e ka nxitur atë drejt valëve.

Pavarësisht tentativës për ti shpëtuar, ai dhe dy vajzat humbën jetën.
Të rinjtë që kanë humbur jetën janë identifikuar. Ata janë:
Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar sot në Vlorë, pasi një 14-vjeçar u mbyt në det mëngjesin e sotëm.













