Tre persona janë vënë në pranga.
Ata u kapën në flagrancë duke trafikuar dy vajza adoleshente për në Itali, ku më pas do ti shfrytëzonin si prostituta.
Operacioni i koduar “Black Hats” është bërë në Durrës. Ata i trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.
Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar prej dy muajsh kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;
Reinaldo Greca 28 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”;
Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”.











