Shqipëria zë vendin e parë për azilkërkues në Francë ka publikuar sot media e këtij vendi. Për vitin 2016 kërkuan azil në këtë shtet 7432 shqiptarë duke lënë pas vende në luftë si Siria apo vende të njohura për emigrim këmbëngulës si Afganistani.

Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka komentuar këtë shifër duke ironizuar dekoratën Legjioni i Nderit që mori Kryeministri Rama nga Franca këtë vit.

“Përsëri kampionë si azilkërkues në Francë. 7432 në v. 2016. Lemë pas afganët, sirianët etj. Ndoshta kështu meritohet Legjioni i Nderit!”











