Një 40-vjeçar ka rënë në pus dhe ka mbetur I plagosur shumë rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, para pk castesh.
I plagosuri me iniciale F.D., banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit dyshohet se ka rënë në aksidentalisht në pusin e minierës, njofton Policia.
Si pasojë e rrëzimit ka marrë disa dëmtime trupore. Ai u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Efektivët e policisë po kryejnë të gjitha verifikimet në lidhje më ngjarjen, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.











