Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë
Kontrollit të ushtruar në fshatin Shengjergj, Tropojë, gjetën të kultivuara 120 bimë narkotike, në një zonë të pyllëzuar.
Bimët u asgjësuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë inspektori i pyjores, shtetasi H.H., 57 vjeç, banues në Pac, Tropojë.
Procedimi ndaj tij filloi për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet i kaluam për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.











