Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë kaluar bashkë natën në një resort turk në Stamboll të quajtur “Sunset Grill & Bar”. Një foto e tyre është publikuar nga vetë hoteli në faqen zyrtare të Instagram.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë,” shkruhet në faqen e Instagram të resortit turk.
Në foto, Rama nuk e ka fshehur lumturinë, përkundër seriozitetit, të Vuçiç.
Foto është bërë gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës, ku u takua dhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdgoan.












