E rrallë një bimë misri mbart në trupin e saj, plot 8 kallinj.
Kjo ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, në bahçen e fermerit Gjet Lala.
Teksa ky fermer ishte i shqetësuar për thatësirën e tej zgjatur dhe mungesën e ujit për vaditje, pranë shtëpisë së tij ai kujdesej vetëm për këtë bimë misri, ndërsa në parcelat e tij ai kultivonte sipërfaqe të tëra nga kjo kulturë, por që nuk garantojë prodhimin e pritshëm nga mungesa e ujit për vaditje.
Për të eksperimentuar procesin e zhvillimit të kulturave bujqësore fermeri përkujdeset për një bimë të vetme siç është kultura e misrit e cila kultivohet thuajse në tërë zonën për interesat fermerëve si për bukë dhe për bagëtitë.
Me plot 8 kallinj kjo bimë ka zhvillim të mbarë, si me ujitjen, plehërim dhe të gjitha shërbimet e mundshme.
Gjet Lala na tregon se kjo do të arrijë një prodhim deri në pesë kg misër të pastër, mbase një rekord nga kjo bimë. DRONI.al















Comments 1