“Në dalje të Pogradecit.
U hap kantieri për zgjedhje, tashmë nuk ka më asnjë mjet që punon. Është rrugë interurbane kryesore.
Shtëpitë e bizneset në anë të rrugës janë bërë të gjitha ngjyrë gri. Makinat shkërmoqen.
Urojmë të mos e përfundojnë në zgjedhje e ardhshme. Gjithsesi nisur nga eksperiencat në mbarë Shqipërinë, ka shumë mundësi që atëherë të vijojë puna prapë…”.
Kështu denoncon në rrjetet sociale Saimir L., i cili poston edhe këtë video në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/thurje/videos/629566530585852/











