• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Trieste, takim i 4-rt i burokratëve europianë me të varfrit e Ballkanit

droni by droni
11 July, 2017
in Politika, Rajoni
0
Samiti i Vjenës, Rama rikërkon hapjen negociatave me BE, komisionari Han i rikujton përmbushjen e standardeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti i Triestes do të jetë një mundësi për të diskutuar rrugët konkrete për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të çuar më tej procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, thuhet në një dekleratë të BE

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2017 do të mbahet më 12 korrik në Trieste të Italisë. Samiti do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Evropian në rajon, thekson deklarata.

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit, Johannes Hahn Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transport do të marrin pjesë së bashku me shefat e Qeverisë, Ministrat e Ekonomisë dhe Ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia).

Diskutimet do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve.

Në fushën e lidhshmërisë, fokusi do të jetë në implementimin e Agjendës së lidhshmërisë, e cila synon krijimin e kushteve për rritje ekonomike dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, në veçanti përmes përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete të investimeve në infrastrukturë rajonale në sektorët e transportit dhe energjisë. Gjatë Samitit, Komisioni Evropian do të prezantojë fonde të reja të konsiderueshme si pjesë e “pakos vjetore të lidhshmërisë”. Për më tepër, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon dhe me BE-në dhe do të udhëheqë masat reformuese në sektorin e transportit.

Në lidhje me integrimin ekonomik rajonal, partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të bien dakord mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale me qëllim të rritjes së tërheqjes të rajonit për të rritur investimet dhe për të gjeneruar vende pune, veçanërisht nëpërmjet rritjes së zgjuar, bizneseve të reja dhe rritjes së kapacitetit. Për herë të parë në kuadër të procesit të Berlinit, pjesë e planit të veprimit është edhe një dimension digjital: kjo do të kontribuojë në integrimin e rajonit në tregun digjital panevropian. Forumi i Investimeve të Odës së Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh odat e tregtisë së rajonit, do të inaugurojë Sekretariatin e Përhershëm në Trieste në margjinat e Samitit: përfshirja e komunitetit të biznesit do të kontribuojë në kthimin e Zonës Ekonomike Rajonale në mundësi konkrete për kompanitë në rajon. Për zhvillimin e sektorit privat, Komisioni do të rrisë mbështetjen e tij ekzistuese për NVM-të përmes një kontributi të ri në programin e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe inovacion për Ballkanin Perëndimor si dhe në nxitjen e investimeve më dinamike.

Sa i përket kontakteve mes njerëzve, Komisioni Evropian së bashku me qeverinë italiane është duke organizuar një forum rinor të BE-Ballkanit Perëndimor në margjinat e Samitit për të vlerësuar rezultatet e arritura që nga viti i kaluar dhe për të eksploruar fusha të tjera të bashkëpunimit.

Italia është pritëse e Samitit të katërt vjetor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një iniciativë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason pas Samiteve në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).

Shqipëria nuk ka ndonjë projekt konkret për Triesten duke shënuar edhe një takim tjetër ku vendi nuk ka asnjë përfitim.

Vetë iniciativa e Berlinit ka bërë disa hapa para në procesin politik mes vendeve por pa shënuar kurrfarë ndikimi në ekonominë e këtyre vendeve.

Tags: trieste
Previous Post

FAKE NEWS/PD, peticioni i Korçës, emrat që kanë firmosur nuk dinë asgjë

Next Post

FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

droni

droni

Next Post
FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

FOTO/Te Përroi i Qershisë, ja cfarë gjen policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.