Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LSI-së. Në përfundim të kësaj mbledhje, zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama, bëri të ditur disa prej pikave dhe vendimeve të kryesisë.
Sipas Ramës, kryesia e LSI-së evidentoi “Domosdoshmërinë e krijimi të një fronti kombëtar opozitar”.
Më tej Luan Rama, bëri të ditur se objekt diskutimi i kësaj mbledhje kanë qenë edhe zgjedhjet e 25 qershorit dhe deformimi ir rezultatit, nëpërmjet manipulimit të votave, të denoncuar edhe me pamje filmike.
“Procesi zgjedhor ishte i kriminalizuar. Paratë e krimit e drogës dominuan mbi parimet e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Rama.
Për zëvendëskryetarin e LSI, mbledhja e sotme e kryesisë, “me shumë seriozitet diskutoi edhe për ristrukturimin e skemës tonë të organizimit dhe funksionimit të partisë”.
Rama bëri të ditur se “Kryesia emëroi në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasilin”.
Ai gjithashtu shtoi se do të fillojë aktivitetin e përvitshëm sezonal, edhe kampingu veror, rinor në Jalë, i LSI-ë. DRONI.al











