Identifikohet personi i cili mbeti i plagosur me armë, pas një sulmi që iu bë nga persona ende të paidentifikuar. Ai quhet Aleksandër Gjonoca dhe është shofer i një furgoni pasagjerësh.
Policia e Lezhës më herët bëri me dije se është njoftuar në orët e para të mëngjesit se persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë A. Gj., 47 vjeç.











