• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Demokracia shqiptare ka nevojë sfiduesin e Ramës

droni by droni
11 July, 2017
in Opinion, Politika
0
FOTO LAJM/ Edi Rama: Unë zgjodha Partinë Demokratike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nicola Pedrazzi

 

Nicola Pedrazzi, një opinionist italian për institutin OBC Transeuropa, në një artikull për zgjedhjet në Shqipëri, flet për rrezikun që i shfaqet demokracisë së brishtë shqiptare nga pushteti i pakufizuar i kryeministrit Rama.

 

Nicola Pedrazzi shkruan:

 

Katër vjet më parë, në vitin 2013, u duk se Shqipëria pësoi një revolucion ngjyrash: ra të flinte në gjumë blu dhe u zgjua vjollcë.

 

Katër vjet më vonë, në vitin 2017, fitorja e dytë e Ramës ishte më e pritshme. Deklaratat e palës fituese janë të qeta, humbësit nuk e protestuan rezultatin dhe tashmë populli shqiptar njeh vetëm një udhëheqës të padiskutueshëm. Pavarësisht rënies drastike të pjesëmarrësve në votime, kjo fitore e heshtur dhe e pritshme shënon ndoshta kulmin e “epokës së Ramës”.

 

Por pas ngjitjes, fillon rënia…

 

Të votosh apo të mos votosh?

 

Në Shqipëri, falë sistemit elektoral, listat e kandidatëve për deputet përpilohen nga kryetarët e partive. Në këtë mënyrë qytetarët nuk kanë mundësi të votojnë se kush do të përfaqësojë zërin e tyre.

 

Duke marrë parasysh sistemin e zgjedhjeve dhe duke parë se si politikanët shqiptarë i përdorin ato rregulla për të qëndruar në pushtet pavarësisht nga rezultatet elektorale, pjesëmarrja më e ulët historike në votime e demokracisë shqiptare (43 përqind) bëhet më pak e habitshme. Mund të konsiderohet edhe si rritje e simptomës së vetëdijes demokratike.

 

Krahasuar me pjesëmarrjen në 2013 (53 për qind), 160,000 më shumë shtetas shqiptarë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi këtë vit. Pse? Shumë arsye mund të kapen në një shpjegim të vetëm: Këtë herë shtetasit shqiptarë nuk kishin opsione të vërteta politike. Kur nuk ka konkurrencë në votime, nuk ka as pjesëmarrje në votime.

 

Protesta e opozitës dhe më pas marrëveshja gjysëm publike mes dy udhëheqësve Rama-Basha, që i dha fund bojkotit, duket se ishin vendimtare në rezultatin e zgjedhjeve. Teksa përfaqësuesit evropianë dhe institucionet e BE-së përgëzuan këtë “kthim në demokraci”, populli shqiptar e kishte të qartë se çfarë duhet të presë nga kuvendi i ardhshëm: Partia Demokratike dhe Socialiste ndajnë pushtetin në një qeveri të bekuar nga BE për “unitetin kombëtar”.

 

Nuk është rastësi as që Ilir Meta, ish aleati i vështirë i dy partive, u emërua president nga parlamenti në fund të legjislaturës së tij.

 

Shqiptarët që nuk votuan me sa duket nuk pranuan të japin legjitimitet për këtë rishpërndarje të parashikueshme të pushtetit.

 

Një fitore e padiskutueshme (për udhëheqësin)

 

Nëse parashikimi i një koalicioni të madh i mbajti njerëzit larg votimeve, fitorja e Ramës ka shkuar përtej pritshmërive të Partisë Socialiste.

 

Këtë herë nuk ka aleanca, dhe as Partia Demokratike apo LSI nuk do të jenë të nevojshme. Nëse dëshiron, Rama mund të drejtojë një qeveri të mbështetur vetëm nga partia e tij.

 

Ditën pas zgjedhjeve, Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk do të kërkojë ndihmën e askujt; Megjithatë, pak nga pak, retorika e fitores i ka lënë vendin “fjalimeve të përgjegjësisë”.

 

A duhet ta udhëheqë Edi Rama me të vërtetë vendin vetëm? Cila është peshë më e lehtë për tu mbajtur: ajo e “një martese” ku ndahet fuqia dhe përgjegjësia apo ajo e “vetmisë” ku dhe fuqia dhe përgjegjësia janë vetëm të tuat?

 

Nëse populli shqiptar dëshiron të fshijë thonjëzat nga fjala demokraci në katër vitet e ardhshme, një alternativë e fortë duhet të lehtësojë vetminë e fuqisë së Ramës. Në mënyrë që të bëhen shtetas të një shteti europian, populli shqiptar ka nevojë për një zgjedhje reale, një konkurrencë për pushtet, e cila bazohet jo vetëm në interesat fraksionare, por në vlera dhe programe të ndryshme politike.

 

Nëse kjo nuk ndodh, në afat të gjatë, fitorja e Ramës do të bëhet një lajm i keq edhe për mbështetësit e tij. Dhe shumica e jo-votuesve do të bëhet edhe më e madhe, ndoshta absolute.exit.al

Tags: Nicola Pedrazzi
Previous Post

Sherr për Jalën mes FRESSH dhe LRI

Next Post

Zv/kryeministrja Ledina Mandija, takime me zyrtarë të Lartë të BE dhe KiE në Shqipëri

droni

droni

Next Post
Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja kur do të largohen ministrat teknikë nga qeveria

Zv/kryeministrja Ledina Mandija, takime me zyrtarë të Lartë të BE dhe KiE në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.