Temperaturat në rritje kanë sjellë riaktivizimin e vatave të zjarreve duke bërë që flakët të mbërrijnë në banesa.
Siç bëhet e ditur nga banorët zjarri duke u ndihmuar edhe nga era po ju afrohet banesave të qytetit dhe varrezave të dëshmorëve.
Gjatë tërë natës është punuar për shuarjen dhe në mëngjes u tha se ishin shuar flakët.
Por pasi kanë kaluar disa orë, zjarri kanë filluar sërish duke rrezikuar seriozisht banesat e qytetit.
Mësohet se në ndihmë ka shkuar një helikopter.











