Policia ka shpjeguar sonte aksidentin që ndodhi tek kthesa e Kamzës ku një i moshuar dhe mbesa e tij 5 vjecare u tërhoqën zvrarrë dhjetra metra nga një makinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2017, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një aksident tek pallatet “Malazjane” në kthesën e Kamzës.
Janë dërguar në vendgjarje shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Xh.K., 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, shtetasen A.K., 5 vjeçe kanë qënë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin I.H
Shtetasi i moshuar dhe mbesa e tij janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesi i mjetit ku po kryhen veprimet proçeduriale.












