Kryeministri Edi Rama, ka takuar sot presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Takimi u zhvillua në Stamboll, në zyrën e Presidentit turk.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama ka theksuar se gjatë bisedës me presidentin turk u diskutuan marrëveshjet mbi projektet e përbashkëta në Shqipëri, ku një ndër to është aeroporti i Vlorës.
Rama ndodhet në Stamboll, ku do të marrë pjesë ditën e hënë në Kongresin Botëror të naftës.
POSTIMI I RAMES
Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines??????????????????












