Një aksident është regjistruar ditën e sotme ku janë përplasur dy makina.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Kërrabës, pikërisht në vendin që njihet si “kafja e Kiut”.
Automjeti tip Benz është përplasur me automjetin tip Opel me targë AA 391 HC. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas të cilët janë transportuar drejt spitalit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













