Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit, në fshatin Hamil.
Policia bën me dije se një 21-vjeçar, me inicialet D.K, banues në fshatin Hamil të Fierit, është dërguar i pajetë në spitalin e Fierit.
Policia dyshon se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.











