Deputeti demokrat është goditur nga një person.
Ngjarja ka ndodhur në Burrel, pak para takimit të Bashës me simpatizantët e PD.
Incidenti ka ndodhur në kohën kur simpatizantët e Partisë Demokratike po prisnin që të vinte Lulzim Basha për të zhvilluar takimin e programuar. Mësohet se deputeti Bedri Hoxha ishte duke drekuar në një restorant pranë Pallatit të Kulturës në momentin kur një person, që dyshohet se është anëtar i PD, i është afruar dhe e ka goditur.
Ende nuk dihen arsyet se përse është goditur, ndërsa Basha gjatë takimit ka kërkuar që të ulen gjakrat.
“Nuk kam asnjë koment për ngjarjen”, ka qenë përgjigja e Hoxhës, kundrejt interesit të medieve.













