Një shpërthim ka tronditur zonën e “21 Dhjetorit”.
Banorët e trembur kanë lajmëruar menjëherë emergjencat civile në numrin 112.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food. Fast foodi ndodhej përballë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.












