Dy vajza shqiptare dhe njëra bullgare kanë marrë dënimin nga gjykata në Dubai, me nga një vit burg secila.
Vajzat u arrestua teksa punonin në një qendër masazhi, në tetor të 2016,.
Historia nisi kur tutori 27-vjeçar shqiptar, i cili u dënua me 3 muaj burgim vetëm, denoncoi dy klientë se e kishin vjedhur.
Kur policia nisi hetimet për vjedhjen zbuloi se qendra e masazhit ishte shumë më tepër se aq.
Dy shqiptaret dhe tutori i tyre e Apeluan vendimin e dhënë në mars të këtij viti, mirëpo Apeli e ka kthyer mbrapsht.












