Ditën e djeshme, Dua Lipa ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “New Rules”. Në klipin e kësaj kënge, këngëtarja shqiptare ka ardhur më në formë se kurrë. Një vëmendje të veçantë ndaj projektit të ri të Dua Lipës ka treguar, këngëtari i famshëm shqipar, Flori Mumajesi. Kantautori ka publikuar videon e këngëtares, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Dashuria ime”, duke treguar kështu vlerësimin e madh që ka për këngëtaren e njohur.












