Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka vijuar sot fushatën në Lezhë dhe Laç. Selami ka prezantuar platformën e tij para anëtarëve të kësaj force politike.
“Nga kjo garë Partia Demokratike do të dalë shumë më e fortë, platforma ime do të rikthejë meritokracinë brenda Partisë Demokratike,”- u shpreh Eduard Selami përpara anëtarëve në Lezhë dhe Laç.
Ai tha se edhe pse kjo është një garë e pa barabartë, nuk është false.











