Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake i ndjeri po punonte në ndërtimin në një pallati, kur i ka rënë kova e vinçit në kokë.
Si pasojë e goditjes ka humbur jetën. Burime nga policia thanë se bëhet fjalë pë Altin Citozin, 27 vjeç. Janë shoqëruar përgjegjësi, ndërsa pritet edhe shoqërimi i inxhinierit teknik dhe pronarit të firmës që ndërtonte pallatin.












