Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledh sot Konventën Kombëtare Zgjedhore.
Konventa do të nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin e LSI-së.
“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, – thuhej në njoftimin e LSI-së pak ditë më parë.
Në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares.











