• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gentiana Sula, gruaja që nxjerr sekretet e diktaturës

droni by droni
5 July, 2017
in Dosje, Kronika, Politika, speciale
0
Gentiana Sula, gruaja që nxjerr sekretet e diktaturës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numërohen afro 100 mijë njerëz viktima të atij regjimi kur ndër ta 6 mijë të vrarë e të ekzekutuar, 40 mijë të burgosur politikë, 60 mijë internime, dosjet e të cilëve – ato që u kanë shpëtuar asgjësimeve dhe shkatërrimeve të qëllimshme –presin të hapen për të sqaruar njëherë e mirë të vërtetën me të gjithë dritëhijet… Drejtorja e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet, Gentiana Sula thotë për revistën ‘Madame Mapo’ se ky institucion dhe ligji mbi hapjen e dosjes është hapi i fundmë që mëton të paqtojë shoqërinë shqiptare me të shkuarën. Hapja e dosjeve është hapi i parë.

Mbi tryezën e punës, ku sheh gjithfarëlloj manualesh mbi metodat e vendeve të tjera, që si ne kanë pasur të shkuar të errët diktatoriale dhe jetë mbyllura në dosje, sesi t’i nxjerrin në dritë të diellit për ta shëruar popullin nga e keqja e po ashtu memuare të të mbijetuarve të diktaturave, filozofë që flasin mbi totalitarizmat… por syrit nuk mund t’i shpëtojë vështrimi tinëz i një dosjeje, nga ato famëkëqijat, të shumëpërfolurat, që e kanë mbajtur njeriun peng për 45 vite regjim monist e për 25 të tjerë pluralizëm, nga ato që flitet e thuhet aq shumë, për të qena e të paqena saqë janë kthyer gati në krijesa mitike. “Mund ta shohësh”, të fton ajo, ndërsa bëhet gati për një shërbim fotografik në mjediset që aktualisht po zë Autoriteti i Informimit të Dosjeve, në një prej godinave të Gardës së Republikës.
Është një dosje e vjetër, e fundviteve ’40, me fletët që veç ngjyrës së verdhë kanë edhe aromën e lagështisë, mbyllur në kushedi ç’sirtarë të Sigurimit të Shtetit. Brenda ka faksimile, letra të shkruara me shkrim dore, raportime telegrafike në copa të vogla letre…
I përket luftëtarit të forcave të Legalitetit gjatë luftës së Dytë Botërore, Bilal Kola, i cili i pakënaqur me sistemin komunist, u deklarua kundërshtar dhe bëri rezistencë në malet e Shqipërisë. I pushkatuar nga regjimi komunist më 1948-ën. Kërkesa për marrjen e dosjes së tij është bërë nga i biri, Kurt Kola, gjithashtu i përndjekur dhe viktimë e regjimit.
Për të shkuar deri në duart e të interesuarve –qofshin këta viktimat e diktaturës, familjarë të tyre, studiues e gazetarë –dosjet kalojnë një proces digjitalizimi që kërkon kohë dhe punë skrupuloze ku të dhënat sensitive dhe emrat e të tretëve fshihen.
Familjarët ishin ata që kërkuan edhe dosjen e shkrimtares Musine Kokalari, e para dosje e lëshuar nga Autoriteti i Informimit të Dosjeve, që përkoi edhe me 100-vjetorin e lindjes së gruas që nuk hoqi dorë nga idealet e saj, deri ditën e vdekjes, në vetmi e mjerim, varrosur nga punonjësit e komunales. Hapja e dosjes pasoi me një pelegrinazh në Rrëshen, qyteti i krijuar në socializëm.
Një vizitë në bibliotekën, që vizitohej me besnikëri nga Musineja në ditët kur fqinjët e kishin të ndaluar t’i qaseshin. Pedonalja ku shëtiste fillikat, sot mban emrin e saj.
“Ishte si të thuash një lloj rehabilitimi i emrit”, shton drejtorja e këtij institucioni.
E ardhur nga një familje e përndjekur prej regjimit, e ka ndjerë veten pranë kësaj kategorie njerëzish që kanë vuajtur tmerret e diktaturës qyshse ishte zëvendësministre e Mirëqenies Sociale, ku u angazhua me dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit.
“Nuk marr përsipër t’i përfaqësoj, pasi vuajtjet që kanë kaluar shumë prej tyre janë të tmerrshme, por më bën të jem pranë tyre, t’i kuptoj, rrëfen ajo, duke shtuar se ky, autoritet shkon përtej debatit të ditës, me hapjen e dosjeve dhe zbulimin se kush ka denoncuar kë, se cilët ishin survejuesit, raportuesit apo spiunët e infiltruar nga makineria e Sigurimit të Shtetit për të mbledhur materiale sa për të arrestuar e dënuar me burg ‘armiqtë e shtetit’”.
Ideja është të paqtohet shoqëria me të shkuarën. Hapja e dosjeve është hapi i parë.
Megjithëse 25 vite pas përmbysjes së sistemit diktatorial, Sula rrëfen se ka ende nga ata që frikësohen hijes së Sigurimit të asaj kohe.
“Kjo, për mua, ishte e pafalshme. Kemi 25 vjet demokraci, jemi vend në NATO, do të hyjmë në BE, lëvizim pa viza dhe ende i druhemi së shkuarës?!”.
Kjo gjë thotë se e ka çuar t’i shkojë deri në fund këtij misioni.
“Njerëzit duhet ta mbyllin këtë fazë të jetës. Kjo për ta krijuar të plotë të kuptuarin, sepse nga njohja vjen edhe shërimi”.
Ashtu si edhe slogani i këtij institucioni, i ngritur për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë një plage të gjatë e një debati që deri më tani është dukur pa zgjidhje, “Sa më shumë ta njohim diktaturën, aq më mirë i japim formë demokracisë”.
Kur del nga zyra, sytë të mbeten në korridorin e gjysmë ndriçuar. Në muret e tij janë varur poezi, vargjet e të cilave u kushtuan jetën njerëzve si Vilson Blloshmi, Trifon Xhagjika, Elena Luli Mirakaj, Havzi Nela e shumë të tjerë.
Objekti i punës së Autoritetit, do të jetë administrimi i 212.000 dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, 250.000 kartelave individuale, rreth 15.000 dosjesh hetimore gjyqësore, 21.000 dosjesh të personave të përndjekur nga Sigurimi, disa mijëra regjistrave, procesverbalesh e aktesh normative. Rreth 32 milionë faqe dokumente te hartuara nga ish–Sigurimi i Shtetit në një Shqipëri që asokohe nuk i kalonte 3 milionët.
Pra janë këto statistika që flasin vetë për ekzistencën e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të krijuara në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991. Madame Mapo

Previous Post

VIDEO/ Tiranë, lali Eri “harron” pusetën hapur, bie fëmija në 10 m thellësi

Next Post

LISTA/ Ja 118 “kriminelët shqiptarë” të gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991

droni

droni

Next Post
LISTA/ Ja 118 “kriminelët shqiptarë” të gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991

LISTA/ Ja 118 “kriminelët shqiptarë” të gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.