Një 56 vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij duke e mbytur me litar.
Menjëherë është lajmëruar policia nga persona të tjerë dhe është parandaluar tragjedia.
Feçor Biçaku, 56 vjeç banues në Lushnje është vendosur në pranga, nga policia e Lushnjës.
Gruaja mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje.











