Shkaqe familjare ka qenë arsyeja e argumentuar në dorëheqjen e dhënë nga dy këshilltarët e Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.
Ata janë përkatësisht Aleks Hajdari dhe Muhamet Rrumbullaku.
Që të dy më parë kanë qenë ish-zyrtarë të lartë policie dhe u zgjodhën në stafin e ngushtë nga vetë ministri i Brendshëm Demiraj, menjëherë pas marrëveshjes së 18 majit.












