Një magazinë riciklimi është pushtuar nga zjarri.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:50, në fshatin Arbane në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nënkontroll flakët pas 2 orësh.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.











