Një 45 vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Sarandës.
Dhimitër Karabinaj, 45 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), dyshohet në shtetin Grek.
Kapja e këtij shtetasi u bë në afërsi të fshatit Pandelejmon të Bashkisë Finiq.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas e ka realizuar vjedhjen në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga nenet 174, 297/25 të Kodit Penal.











