Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 4 persona.
Arrestimi u bë në Rinas ku shtetasve të arrestuar ju gjetën mjete identifikimi false.
Konkretisht u arrestua në flagrancë
-Edmond Z., 29 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
-Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
-Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
-Redon Ç, 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
Mbi ta rëndon akuza e “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.












